Agnelli: Futbollit i duhet ndryshim, kam pasur debat të ashpër me Ceferin

Futboll

Agnelli: Futbollit i duhet ndryshim, kam pasur debat të ashpër me Ceferin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:19
Andrea Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se ka pasur disa debate të ashpra me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Agneli duke folur në ECA Asamblenë Gjenerale në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Kubeve Evropiane ka kritikuar UEFA-në.

“Bashkëpunimi dhe uniteti na bënë që të përballojmë sezonin dhe të menaxhojmë pandeminë”, tha ai.

“Jemi shumë të ndikuar nga panemia, nuk kemi tifozë nëpër stadiume, humbjet vjetore janë diku nga 6.5 deri në 8.5 miliardë euro në dy sezonet e para nga 360 klube të ligave të para”, shtoi ai.

Agnelli vazhdoi të avokojë të gjitha problemet ekonomike me të cilat po përballen klubet në Evropë.

“Tani ka shumë ndeshje që nuk janë të nevojshme, si në aspektin e klubit edhe atë Kombëtar”, tha Agnelli.

“Për këto gjëra, edhe pse nuk është këtu, do të doja të falënderoja presidentin Ceferin për debatet dhe argumentet që gati sa nuk u shëndrruan në luftë nga tetori deri në dhjetor. Por ishin produktive”, përfundoi Andrea Agnelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat