Laporta viziton lojtarët dhe trajnerin e Barcelonës

Futboll

Laporta viziton lojtarët dhe trajnerin e Barcelonës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:03
Joan Laporta me trajnerin, Ronald Koeman

Presidenti i ri i Barcleonës, ka vizituar skaudrën e parë, Barcelona B dhe Barcelonën në kategorinë e femrave.

Joan Laporta ka pasur një të hënë të ngarkuar pasi u bë president i Barcelonës.

I shoqëruar në çdo kohë nga Rafa Yuste, të dy iu nënshtruan testeve PCR, për të qenë në gjendje të udhëtonin në Paris të martën me ftesë të presidentit të Komisionit Drejtues, Carles Tusquets për ndeshjen e dytë të së mërkurës kundër PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pastaj, Laporta dhe Yust vizituan skuadrën e parë. Ata të dy u takuan me trajnerin, Ronald Koeman dhe stafin e tij dhe gjithashtu lojtarët e Barcelonës në dhomën e zhveshjes.

Pas kësaj, dyshja morën rrugën e tyre në fushat e stërvitjes së Barcelonës B dhe Barcelonës në kategorinë e femrave. Atje, Laporta dhe Yuste përshëndetën të dy skuadrat para se të kalonin te “Johan Cruyff” dhe La Masia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat