Pasi u zgjodh president i Barcelonës, Laporta zbulon mesazhin që e mori nga Messi

Futboll

Pasi u zgjodh president i Barcelonës, Laporta zbulon mesazhin që e mori nga Messi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:01
Joan Laporta

Presidenti i porsazgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se tashmë e ka marrë një mesazh urimi nga Lionel Messi dhe është zotuar se do ta mbajë argjentinasin në klub.

Laporta u zgjodh president i Barcelonës të dielën duke i fituar 54.28% të votave. Ky është mandati i dytë i Laportës si president i klubit katalonas.

Ai shërbeu si president për herë të fundit në vitin 2010, kur Lionel Messi ishte vetëm 22 vjeç dhe po e shtrinte ndikimin e tij të madh në botën e futbollit. Gjata mandatit të tij gjashtëvjeçar, Barça i fitoi 12 tituj.

Ai arriti t’i fitojë 30.184 vota në total, duke i lënë shumë prapa Fontin me 16.679 vota dhe Freixan me 4.769 vota.

Laporta e përdori të kaluarën e vet me Messin për t’i bindur votuesit se lidhjet e tij të ngushta me argjentinasin mund ta ndihmojnë atë ta parandalojë largimin e kapitenit në verë.

Njëra prej temave më të nxehta gjatë fushatës ishte e ardhmja e kapitenit Messit, i cili është i lirë të largohet falas nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

Duke folur për Radion Katalonase të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, Laporta tha: “Jam i bindur që ai dëshiron të qëndrojë. Dhe po, ai më ka uruar mua tashmë për fitoren në zgjedhje”.

“Sa mirë ishte ta shohësh Messin duke votuar. Kjo është dëshmi se ai e dashuron Barçën. Edhe ai fitoi dje. Ne së shpejti do të bisedojmë dhe do të vendosim për të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Messi nuk ishte lojtari i vetëm i Barçës që e uroi Laportën për postin e presidentit, pasi këtë e kishin bërë tashmë edhe Gerard Pique dhe Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat