Suspendohet deri në fund të sezonit arbitri, Coltescu, që ofendoi në bazë racore

Futboll

Suspendohet deri në fund të sezonit arbitri, Coltescu, që ofendoi në bazë racore

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:01
Coltescu

Është marrë vendimi për arbitrin Coltescu, që ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen PSG – Basaksehir.

Pas një faulli gjatë ndeshjes, arbitri kryesor u konsultua me Coltescu për të kuptuar kush ishte fajtori, derisa përgjigja e tij ishte ‘zezaku’, drejtuar futbollistit Webo.

Pas asaj fjale, lojtarët nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen, meqenëse arbitri përdori fjalë raciste, ndeshje që u zhvillua të nesërmen.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar për Coltescu është marrë.

Sipas El Chiringueto, Coltescu është suspenduar deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat