Ka optimizëm për Ibrahimovicin, dalin testet e lëndimit të tij

Futboll

Ka optimizëm për Ibrahimovicin, dalin testet e lëndimit të tij

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:25
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez i Milanit, i dëmtuar në ndeshjen kundër Romës me 28 Shkurt, kishte një kontroll sot dhe procesi i rikuperimit po vazhdon pa ndërlikime.

I detyruar të largohej nga ndeshja kundër Romës para kohe, Ibra – siç raportohet nga testet që iu nënshtrua një ditë pas ndeshjes Olimpico – pësoi një dëmtim në muskulin e majtë të aduktorit.

Suedezi tashmë ka humbur ndeshjet kundër Udineses dhe Verona.

Dhe sigurisht do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e parë të raundit të 16 të Ligës së Evropës kundër Manchester United e cila luhet të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat