Pirlo flet për përballjen me Porton: Ndeshje vendimtare, kemi kthyer disa nga lojtarët kryesorë

Futboll

Pirlo flet për përballjen me Porton: Ndeshje vendimtare, kemi kthyer disa nga lojtarët kryesorë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:44
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Porto e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Pirlo është i lumtur që ka kthyer disa nga lojtarët kryesorë nga lëndimet.

“ Të gjithë janë mirë, sot të gjithë janë stërvitur. De Ligt u ngroh me ekipin dhe më pas u nda. Të tjerët janë në dispozicion, jo në maksimum, por është shumë mirë që t’i kemi në dispozicion”.

“Nesër është e rëndësishme dhe vendimtare për kalimin e raundit. Ne duhet të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë, duhet të jemi në të mirën tonë”, ka thënë Pirlo i cili nuk e lidh këtë ndeshje me të ardhmen e tij.

Tutje timonieri i Juventusit u ndal dhe foli për disa nga individët që do të luajën në këtë ndeshje.

“Chiellini është mjaft mirë, ai stërviti sot me pjesën tjetër të ekipit. Nuk është në më të mirën e tij, por mendoj se mund të jetë në dispozicion”.

“Bernardeschi? Kam biseduar me të këtë verë dhe i propozova idenë për ta bërë atë të luante si një mbrojtës i majtë, gjë që unë mendoj se mund ta bëjë shumë mirë”

“Arthur? Ai nuk është në kulmin e tij, por të paktët do ta kemi në dispozicion dhe shpresojmë që ai të mund luajë”.

“Ronaldo? Ai ka pasur mundësinë të pushojë në këto ditë. Ne e kishim planifikuar. Mungesa e Danilo peshon sepse është i rëndësishëm për ne, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, ka thënë Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat