Me fitoren e Laportas, Barcelona ka shanse reale për nënshkrimin me Alaba

Futboll

Me fitoren e Laportas, Barcelona ka shanse reale për nënshkrimin me Alaba

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:41
David Alaba

E ardhmja e mbrojtësit të Bayern Munich, David Alaba është pyetje e madhe për botën e futbollit.

Lojtari i Bayernit ka njoftuar se do largun në fund të sezonit, dhe mediat gjermane thonë se dëshiron kalimin në Spanjë, te Barcelona ose Real Madrid.

Së fundmi, me fitoren e Joan Laporta, ka më shumë shanse për kalimin e austriakut në “Camp Nou” edhe pse më shumë është i lidhur me Madridin.

Gazetari i njohur gjerman, Christian Falk thotë se Barcelona mund të jetë një opsion mjaftë atraktivë për Alaban.

Falk thotë se lidhja e mirë e Laportas me agjentin e lojtarit, Pini Zahavi janë shumë të mira që mund të ndihmojnë për kalimin e Alabas te gjiganti spanjoll.

Sidoqoftë, në rast se mbrojtësi Samuel Umtiti nuk pranon të largohet, atëherë do jetë shumë vështirë që Alaba të transferohet te Barcelona, duke marrë parasysh se në verë klubit blaugranas do t’i bashkohet Eric Garcia si agjent i lirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat