Pas dy ditëve si i humbur, ish-sulmuesi i Villarreal gjendet i vdekur

Futboll

Pas dy ditëve si i humbur, ish-sulmuesi i Villarreal gjendet i vdekur

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:10
Franco Acosta

Ish sulmuesi i Villarreal, Franco Acosta është gjendur i vdekur sot (e hënë) në moshën 25-vjeçare.

Urugaiani kishte humbur para dy ditëve derisa provonte me vëllaun e tij, të notonin rreth e rrotull Arroyo Pando.

Acosta kaloi pesë vite te Villarreal mes 2015 dhe 2020, por asnjëherë nuk bëri paraqitje në ekipin e parë, edhe pse bëri 56 paraqitje për klubin B në divizionin e dytë.

Sulmuesi pastaj u huazua te Racing Santander në edicionin 2017-18, ku shënoi një herë në tetë paraqitje.

Gjithashtu, ai ishte huazuar edhe te klubet uruguaiane, si Boston River dhe Plaza Colonia, derisa vitin e kaluar nënshkroi kontratë me Atenas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat