Coman refuzon rinovimin me Bayernin

Futboll

Coman refuzon rinovimin me Bayernin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:33
Kingsley Coman

Për të mos rrezikuar ta humbasë si David Alaba, Bayern Munich ka nisur procedurat për të rinovuar me Kingsley Coman, kontrata e të cilit me skadon në verën e vitit 2023.

Por për momentin francezi nuk është shumë i bindur për të qënduar gjatë në Bavari.

Bayerni i ka ofruar heroit të finales së Champions League edicionin e shkuar, një marrëveshje të re deri në vitin 2026, por Coman ka refuzuar propozimin e bërë nga gjermanët dhe bisedimet për momentin janë ndërprerë.

Në vazhdim mund të ketë një raund të dytë bisedimesh për gjetjen e gjuhës së përbashkët për rinovimin. Kingsley Coman është një element shumë i rëndësishëm në formacionin e Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat