Statistikë interesante, United kundër Milan: Derbi i penalltive

Futboll

Statistikë interesante, United kundër Milan: Derbi i penalltive

Më: 8 mars 2021 Në ora: 23:26
Bruno Fernandes dhe Zlatan Ibrahimovic

Manchester United do jetë nikoqir i Milan për 1/16 e finales së Ligës së Evropës këtë të enjte me dy palët që se bashku kanë fituar 34 penallti.

“Djajtë e Kuq” dhe “Rossonerët” takohen në dy ndeshje mjaftë interesante dhe një statistikë ka fituar vëmendjen e mediave italiane.

Flitet shumë për penalltitë e shumta që Milan ka pasur këtë edicion, por gjithashtu edhe kundërshtari i tyre, United ka pasur një numër të lartë të penallti këtë edicion.

United dhe Milan kanë fituar 34 penallti në total gjatë këtij edicion, me klubin italian që ka pasur 20 dhe gjigantin anglez 14 deri me tani.

Penalltitë e Manchester Unitedit për sezonin 2020-21 dhe golat

Bruno Fernandes – 11 penallti, 10 gola

Marcus Rashford – 1 penallti, 1 gol

Anthony Martial – 1 penallti, 1 gol

Juan Mata – 1 penallti, 1 gol

Në total, nga 14 penallti, 13 gola.

Penalltitë e Milanit për sezonin 2020-21 dhe golat

Franck Kessie – 10 penallti, 9 gola

Zlatan Ibrahimovic – 7 penallti, 3 gola

Hakan Çalhanoglu – 2 penallti, 2 gola

Theo Hernandez – 1 penallti, 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat