“El Clasico” në garë për Alaba dhe Haaland, dy yjet kërkohen nga Laporta dhe Perez

Futboll

“El Clasico” në garë për Alaba dhe Haaland, dy yjet kërkohen nga Laporta dhe Perez

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:05
Erling Haaland dhe David Alaba

Hera e fundit kur Real Madrid dhe Barcelona ishin në garë për të nënshkruar me një lojtar, ishte Neymar, që kaloi te katalunasit nga Santos.

Në atë kohë, president i Barcelonës ishte Sandro Rosell që arriti të bind brazilianin për kalimin në “Camp Nou” para Perezit.

Mirëpo, tani presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka interesim për dyshen Erling Haaland dhe David Alaba, që kërkohen edhe nga Real Madridi i Florentino Perezit.

Laporta ka lidhje mjaftë të mira me agjentin e Alaba, Pini Zahivi, të cilët do takohen për të parë nëse do arrihet ndonjë marrëveshje, edhe pse prioritet i austriakut mbetet “Los Blancos”.

Kurse, sa i përket Haaland, ai menaxhohet nga Mino Raiola, i cili para disa viteve kompletoi transferimin e Zlatan Ibrahimovic te Barcelona.

Laporta është në dijeni që klubi nuk është mirë nga gjendja financiare, andaj do ta këtë mjaftë problem nënshkrimin me norvegjezin.

Mbetet të shihet se cila skuadër do arrijë të transferojë dy yjet me klasë botëror, por duke parë gjendjen momentale sipas mediave spanjolle, Real Madridi shihet si më favorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat