Gjilani gati për derbin e madh

Futboll

Gjilani gati për derbin e madh

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:18
Gjilani gati për derbin e madh

Derbi më i madh i elitës së futbollit të Kosovës, ndërmjet SC Gjilanit dhe KF Dritës do të zhvillohet këtë të enjte në kuadër të xhiros së 24-të së Superligës.

Gjilani në njoftimin zyrtar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të rikthehet në stadiumin “Agim Ramadani – Katana”, për derbin me rivalin e përbetuar Drita.

Në xhiron e kaluar skuadra “kuqebardhë” ndeshjen si vendës ndaj Arbërisë e zhvilloi në fushën me bari artificial, por duket që kjo nuk i ka konvenuar futbollistëve të drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli.

“Në kuadër të javës së 24-të kampionale, skuadra jonë zhvillon takimin përball skuadrës tjetër nga qyteti i Gjilanit, KF Dritën. Ndeshja luhet ditën e enjte me fillim në ora 13:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat