Tuchel në histori

Futboll

Tuchel në histori

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:20
Tuchel në histori

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është bërë trajneri i parë në histori të Premierligës që mban portën e paprekur në pesë ndeshjet e para në shtëpi në këtë garë.

"Blutë" e Londrës dje mposhtën Evertonin me rezultat 2:0.
Mesfushori Kai Havertz ishte i përfshirë në të dy golat, pra në të parën gjuajtja e tij u devijua nga Godfrey që realizoi autogol, derisa pastaj fitojë një penallti që e realizoi Jorginho.

Chelsea tani është i pamposhtur në 26 ndeshjet e fundit në "Stamford Bridge" ndaj Everton, vetëm ndaj rivalit lokal, Tottenham mes viteve 1990-2016, "Blutë" kanë rekordin si të pamposhtur.

Skuadra e Tuchel renditët në pozitën e katërt, dy pikë më shumë se West Ham, edhe pse kjo e fundit ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Vëmendja e londinezëve tani është për ndeshjen e radhës kundër Leeds, pastaj do zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit.

Ndërkohë, Chelsea është e pamposhtur nën urdhrat e Tuchelit duke regjistruar tetë fitore dhe tri barazime brenda 11 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat