Ylli i Empolit e lë Zvicrën për Shqipërinë

Futboll

Ylli i Empolit e lë Zvicrën për Shqipërinë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:20
Ylli i Empolit e lë Zvicrën për Shqipërinë

Pak para fillimit të Kampionatit Evropian U-21, Nedim Bajrami ka vendosur të luajë për Shqipërinë duke e lënë Zvicrën.

Mesfushori ofensiv që luan për Empolin nuk dëshiron më të luajë për Zvicrën, por për Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e futbollit të Zvicrës përmes një postimi në Twitter.

Bajrami ka qenë pjesë e ekipit të Zvicrës që nga grupmoshat U-15 e deri U-21.

Trajneri i Zvicrës, Mauro Lustrinelli tha se provuan ta bindin të vazhdojë me Zvicrën por Bajrami nuk kishte pranuar.

“Ne u përpoqëm shumë për të bindur Nedim Bajramin që të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Por ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më fort për Shqipërinë” – u shpreh Lustrinelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat