Befason

Futboll

Befason

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:35
Befason

Ilkai Gyndoan është në një prej momenteve më të mira të karrierës së tij. Mesfushori i Mançester Sitit është rikthyer në nivelet e tij më të mira. Këtë sezon, në 21 prezenca në kampionat ka shënuar 11 gola (2 asiste).

Por, gjatë sezoneve të fundit, mesfushori gjermanoturk ka pasur shumë probleme me gjendjen fizike. Gjatë një interviste për “The Guardian”, lojtari nga Gelzenkirsheni tregon se ka menduar edhe tërheqjen:

“Është e jashtëzakonshme, mbi të gjitha për vështirësitë që ky sezon ka prezantuar. Ndoshta ishte e papritur edhe për ne, sepse më kujtohet sesa kemi vuajtur në fillim të sezonit. Përpara pandemisë, këtu në Mançester vinin të më takonin të gjithë njerëzit e mi të dashur. Kur luaja në Dortmund, e kisha familjen dhe shokët pas.

Këtë vit, për herë të parë nuk takova askënd”. Ishte viti 2004 dhe Gyndoan që atëherë luante te Dortmundi, dëmtohej në shpinë gjatë një ndeshjeje të Champions-it, pas së cilës niste një kalvar i vërtetë vuajtjesh: “Ishte më keq sesa dëmtimi im në gju.

Qëndrova jashtë për 14 muaj dhe askush nuk e dinte se çfarë dëmtimi ishte. Fola me një kirurg, i cili donte të më fuste një vidë të madhe në shpinë, e cila nuk do të më kishte lejuar më që të luaja futboll në nivele të larta. Kisha frikë se nuk do të mund të luaja më dhe jam me të vërtetë me fat që gjeta një tjetër kirurg. Kam ende ndonjë problem, por ndihem mjaftueshëm mirë”. Fatmirësisht, bota e futbollit mund të shijojë një lojtar të këtij niveli, i cili u rikthye shpejtë të tregojë vlerat e tij. Dhe sigurisht që askush nuk është më i kënaqur sesa Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat