Reus: Haaland është në gjendje të tërheqë shumë lojtarë

Futboll

Reus: Haaland është në gjendje të tërheqë shumë lojtarë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:55
Reus: Haaland është në gjendje të tërheqë shumë lojtarë

Erling Haaland vazhdon me paraqitjet e tij mbresëlënse me Borusia Dortmund.

Norvegjezi përveç golave me vazhdimësi, krijon shumë edhe për shokët e tij. Sidomos, kur tërheq pas vetes së tij tre apo kundërshtarë. Këtë pjesë e thekson Marco Reus, i cili shprehet se në këtë mënyrë të tjerët fitojnë shumë liri.

“Mendoj se është madhështore të kemi dikë si ai këtu, prezanton një rrezik konstat për portën kundërshtare.

Në të njëjtën kohë, tërheq edhe tre apo kundërshtarë dhe në këtë mënyrë ne të tjerët fitojmë më shumë hapësira.

Tani kthehet edhe Hazard dhe do të kemi më shumë opsione në sulm. Mendoj se sulmi jonë është shumë i rrjedhshëm dhe siç thashë është avantazh që Haaland është në gjendje të tërheqë shumë lojtarë dhe të jetë aq i rrezikshëm”, u shpreh Reus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat