Kuqeblutë kanë vetëm 1 fitore

Futboll

Kuqeblutë kanë vetëm 1 fitore

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:35
Kuqeblutë kanë vetëm 1 fitore

“Aty ku balta është më e ëmbël se mjalta …” Kjo ishte shprehja e datës 31 janar tek Vllaznia.  Ajo goditje e Tedi Carës, e ndalur nga balta, u duk si një shenjë e qartë e fatit, po ashtu si golat ndaj Bylisit, Partizanit në fazën e parë, apo edhe ndaj Tiranës në nëntor, por, ndonjëherë, fati atë që të jep më herët ta merr më vonë.

Kuqeblutë kanë vetëm 1 fitore, atë ndaj Apolonisë në 8 ndeshjet e fundit, praktikisht thuajse një fazë e tërë me vetëm një sukses, në disa ndeshje kanë qenë vetë kuqeblutë që nuk janë shfaqur ekzaltues, në disa të tjera fati i ka dalë përballë, siç ndodhi ndaj Kukësit.

Disa raste të pastra të humbura, me një Xhikë në versionin “Manuel Neuer”.

Natyrshëm, përpos mungesës së aftësisë për të finalizuar, në këtë rast, edhe fati ka pjesën e vet, si p.sh. në shansin e Hoxhajt që u ndal nga Xhika, edhe pse topi shkoi si raketë në portë, penalltia e humbur e Imerit, pa i hequr asgjë portierit të Kukësit, por penalltia e pritur ka me vete edhe dozat e fatit të mirë, teksa Imeri pak më vonoi shpërdoroi një tjetër shans të artë.

Pavarësisht se nuk erdhi fitorja, paraqitja e shkodranëve i ngjasonte më shumë mënyrës se si kjo skuadër na ka mësuar përpara periudhës së errësirës, që e kaploi muajin e kaluar. Loja e zhvilluar mund të shihet me optimizëm për të ardhmen, sepse pavarësisht mekateve të shkurtit, Vllaznia vazhdon t’i shikojë të gjitha skuadrat nga lart poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat