Dortmund--Sevilla, formacionet e mundshme

Futboll

Dortmund--Sevilla, formacionet e mundshme

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:11
Dortmund--Sevilla, formacionet e mundshme

Borussia Dortmund dhe Sevilla do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminatorëve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:3, në të mirë të Dortmund-it, ku gjermanët arritën të sigurojnë fitore përmes dy golave të Haaland dhe mesfushorit Mahmoud Dahoud.

Dortmund do të shikojë të përfundoj punën e mirë që e ka nisur, ku sot me një fitore të mundshme në shtëpi, do ta prekte fazën e çerekfinales, sidoqoftë, edhe barazimi i mjafton gjermanëve që të tejkalojnë skuadrën spanjolle.

Në këtë ndeshje, për Dortmund-in nuk do të mund të paraqiten Axel Witsel dhe Marcel Schmelzer, ndërsa në dyshim për tu paraqitur janë Giovanni Reyna , Jadon Sancho , Raphael Guerreiro, Manuel Akanji dhe Erling Braut Haaland.

Në anën tjetër, tek Sevilla do të mungojë vetëm Aleix Vidal, ndërsa në dyshim për tu paraqitur janë Yassine Bounou dhe Jules Kounde.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Borussia Dortmund (4-3-2-1): Hitz; Morey, Can, Hummels, Guerreiro; Delaney, Bellingham, Dahoud; Reus, Hazard; Haaland

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, En-Nesyri, Ocampos

21:00 Borussia Dortmund – Sevilla (Stadiumi Signal Iduna Park).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat