Maguire: Unë jam kapiten i zëshëm, kërkoj shumë...

Futboll

Maguire: Unë jam kapiten i zëshëm, kërkoj shumë...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:44
Harry Maguire

Harry Maguire thotë se është kapiten shumë i zëshëm në zhveshtoren e Manchester United dhe se kërkon shumë nga bashkëlojtarët e vet për shkak të përkushtimit që ka për ta udhëhequr klubin drejt fitimit të trofeve të mëdhenj.

Ka një vit që Maguire e mban shiritin e kapitenit në Old Trafford nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, duke iu ndihmuar djajve të kuq të qëndrojnë lart në tabelën e Premierligës.

Mbrojtësi 28-vjeçar e ka përqafuar përgjegjësinë e të qenët kapiten i Unitedit dhe zotohet se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për t’iu sjellë trofe tifozëve.

Duke folur para ndeshjes kundër Milanit në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, Maguire tha: “Është privilegj i madh, ndihem shumë me fat që jam në gjendje ta udhëheq këtë klub dhe që jam kapiten i këtij klubi. Është nder i madh”.

“Po bëj gjithçka që mundem për të qenë kapiten i suksesshëm dhe natyrisht gjëja kryesore është të fillojmë të fitojmë trofe dhe të fitojmë ndeshje futbolli vazhdimisht. Unë kërkoj shumë. Mund t’i pyesni shumë lojtarë dhe ata do t’ju tregojnë sesa i zëshëm jam unë në zhveshtore”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat