​Shkruan Marca: Kosova nuk do të trajtohet si komb, nuk do të ketë himn e as flamur

Futboll

​Shkruan Marca: Kosova nuk do të trajtohet si komb, nuk do të ketë himn e as flamur

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:14
Foto

Më 31 Mars 2021 Kosova do të ballafaqohet me Spanjën në stadiumin “Estadio La Cartuja” të Sevillas për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Që prej kur u mësua shorti, filluan diskutimet e shumta rreth zhvillimit të kësaj ndeshjeje për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe I pavarur.

Tashmë kur ndeshja është shumë afër, gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka shpalosur detaje shumë të rëndësishme rreth kësaj ndeshjeje e të cilat nuk janë aspak të mirëseardhura për kombëtaren tona për shkak të mënyrës se si pritet të bëhet trajtimi I saj.

Gjithnjë sipas “Marcas”, Federata Spanjolle e Futbollit ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes midis Spanjës dhe Kosovës. “Las Rozas” gjithmonë ka dashur t'i japë normalitetin më të madh të mundshëm një skuadre si Kosova me faktin se shteti spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, ashtu sikur edhe Gjeorgjia dhe Greqia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë. Por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.

Nuk mund të ketë referencë për Kosovën si një komb sovran në trajtimin e RFEF-it ndaj ekipit. Kështu, atyre do t’iu referohet si “Ekipi nga territori i Kosovës”.

E njëjta gjë do tw ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll si ai i një vendi sovran. Ose himni, formula e të cilit nuk mund të paraqitet si klasike e tingujve tw njw himni kombwtar. Do të prezantohet si muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës.

Këto detaje ndikojnë gjithashtu në rrëfimin e lojës nga mediat shtetërore, TVE (pronari i të drejtave) dhe RNE. Nuk mund të ketë referenca për Kosovën si një komb sovran. Gjithçka duhet të rregullohet në parametrat e vendosur për të folur në lidhje me zgjedhjen e territorit të Kosovës.

Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat