Klubi i Betim Halimit e konfirmon që ai ka pranuar ftesën nga Kosova

Futboll

Klubi i Betim Halimit e konfirmon që ai ka pranuar ftesën nga Kosova

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:35
Betim Halimi

Klubi ukrainas Olimpik Donetsk përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se Betim Halimi e ka pranuar thirrjen nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.

“Tani e tutje, ekipi i ynë ka një koleksion më shumë! Portieri kosovar Betim Halimi mori thirrjen e tij debutuese në ekipin kryesor të vendit të tij.”

“Në mars, ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë tre ndeshje: një ndeshje miqësore kundër Lituanisë dhe dy ndeshje të turneut kualifikues për Kupën e Botës 2022: kundër Suedisë dhe Spanjës.

Ndeshjet do të zhvillohen më 24, 28 dhe 31 Mars.”, thuhet në njoftimin e klubit nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat