Çmenduri si vepron KF Ferizaj

Futboll

Çmenduri si vepron KF Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:40
Çmenduri si vepron KF Ferizaj

Në vitin 2021, të funksionon klubi i futbollit Ferizaj pa kushte e pa paga, është çmenduri apo një turp për të gjithë ata që e lanë në baltë. 

Pa kushte, pa paga dhe të gjithë në klub kanë vullnet të madh për punë, është kompliment për secilin lojtar!

Çfarë mund të thuhet tjetër përveç çmenduri, për 6 muaj djemtë dhe stafi kanë marrë vetëm një pagë, në një klub që i takon një qytetit që është i dyti financiarisht më i forti në Kosovë!   

Një burim brenda klubit, në kushte anonime, thotë se djemtë po japin më të mirën. “Është e mahnitshme kur sheh djemtë se çfarë angazhimi kanë dhe si luftojnë për ngjyrat e klubit.  Vërtetë janë të mrekullueshëm dhe të zellshëm”.

Klubi po kalon periudhën me të rëndë të ekzistimit. 

Në verën e vitit 2018 u privatizua përkatësisht në fillim të korrikut, por ky privatizim doli i huqur dhe askush deri më sot nuk jep përgjegjësi, e pafalshme. 

Klubi po vepron dhe po i zhvillon ndeshjet falë futbollistëve, stafit të trajnerëve, duke luajtur pa paga e duke e shtyrë me gjoks, për hir që mos të lejojnë të shuhet ky kolektiv! 

Futbollistët, shumica të rinj e të talentuar, po përgatiten për takimin derbi me Vitinë, që luhet nesër në orën 13.00. 
Pas 17 jave në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B, Ferizaj është në vend të pestë me 23 pikë apo ka pesë me pak se lideri Ulpiana dhe Vitia që mban pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat