Hernandez 'fundos' vetveten

Futboll

Hernandez 'fundos' vetveten

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:05
Hernandez 'fundos' vetveten

Barazimi 1:1 mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në derbi vikendin që lamë pas, është për shumë kë mëse i drejtë.

Megjithatë, shumë lehtë në këtë takim, Los Blancos do të ishin kthyer në shtëpi me pikët e plota.

Alejandro Hernández Hernández, gjyqtari kryesor i takimit, nuk akordoi penalti edhe pasi u thirr nga dhoma e VAR, për të shikuar një moment të prekjes së topit me dorë nga ana e vendasve.

Ajo çfarë bëri Hernandez ka ngjallur shumë diskutime në Spanjë, ku sipas shumë analistëve – ishte penallti, madje edhe vet gjyqtarëve në dhomën e VAR që i kërkuan Hernandezit të shikojë monitorin.

Hernandez në këtë moment ra keq me atë që kishte thënë shumë muaj më parë.

Në korrik të vitit 2020, Alejandro Hernández Hernández, kishte dhënë një intervistë në të cilën ai detajonte protokollin VAR.

Amigos del Arbitraje’ është një kanal në YouTube ku ata japin intervista, bëjnë reportazhe dhe flasin për lajmet e fundit në lidhje me arbitrazhin Spanjoll.

Më 26 korrik 2020, ata botuan një bisedë me Alejandro Hernández Hernández nga Komiteti i Las Palmas. Në të, ata diskutuan tema të ndryshme, përfshirë protokollin VAR.

Aty, Hernandez kishte thënë: “Nëse ju thërrasin nga dhoma e VAR, ka një gabim të qartë dhe të dukshëm”, pra gjyqtarët brenda e panë atë prekje me dorë dhe ishit të një mendimi për penallti, por Hernandez veproi ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat