Rikthehen emocionet e fazës gjysmëfinale

Futboll

Rikthehen emocionet e fazës gjysmëfinale

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:55
Rikthehen emocionet e fazës gjysmëfinale

Dita e mërkurë dhe e enjte do të rikthejnë emocionet e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për kategorinë e femrave, në Fier dhe Shkodër.

Fituesja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e kaluar, Vllaznia do të presë në Shkodër vajzat e Tirana AS, të cilat kaluan në gjysmëfinale pas një fitoreje të thellë ndaj Teutës në Tiranë. Kryeqytetaset do të tentojnë të surprizojnë shkodranet, të cilat janë shtatë herë fituese të këtij trofeu. Ndeshja do të zhvillohet ditën e mërkurë duke filluar nga ora 13:30.

Ndërkohë nga ana tjetër, Apolonia do të presë në Fier kryeqytetaset e Tiranës, që luajnë për herë të parë në këtë kompeticion dhe do të tentojnë të surprizojë fieraket në një sfidë emocionuese.

Pas fitores së thellë që morën me Kinostudion, fieraket do të tentojnë të rikthehen sërish në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, ku nuk ia dolën të merrnin trofeun.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e enjte në Fier, në ora 13:00.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem eliminimi direkt, ashtu sikurse ndeshjet e fazave të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat