Më bëj baba të të ngjajë

Futboll

Më bëj baba të të ngjajë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:41
Më bëj baba të të ngjajë

Sulmuesi i skuadrës së të rinjve të Lacios Primavera, Etiene Tare, në dy ndeshjet e fundit ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste, përcjell Insporti.

Të gjithë mbase mund ta vërejnë se ai i ngjanë aq shumë babait të tij, Igli Tares; i gjatë, i hollë dhe flokëverdhë.

Me Lacion, Etiene bëri të gjithë procesin e formimit deri vitin e kaluar. Në sezonin e tij me U-17 ai e befasoi trajnerin e skuadrës së të rinjve, i cili vendosi ta merrte në skuadër.

Ndeshja e tij e parë u regjistrua në në janar 2020 kundër Sasuolos. Duke pasur një pasaportë të dyfishtë, ai mund të luajë si për Italinë, ashtu edhe për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat