Gazetari i njohur irlandez reagon pas skandalit të Federatës Spanjolle me Kosovën

Futboll

Gazetari i njohur irlandez reagon pas skandalit të Federatës Spanjolle me Kosovën

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:51
Gazetari i njohur irlandez reagon pas skandalit të Federatës Spanjolle me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës rikthehet në muajin mars për zhvillimin e sfidave kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Insporti.

Megjithatë, duket sikur sfida me Spanjën nuk do të zhvillohet në kushte normale. Ndonëse është pranuar që loja të zhvillohet brenda territorit të Spanjës, ata kanë thënë se Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran – ku pritet që ndeshja të zhvillohet pa himn dhe flamur.

Megjithatë, një reagim i ashpër erdhi menjëherë nga FFK, të cilët thanë se nuk pranojne në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe gazetari i njohur irlandez, Ronan Murphy, i cili është pjesë e mediumit të njohur GOAL.

Ai ka ironizuar me njoftimin e Federatës Spanjolle të Futbollit, duke e shpërndarë komunikatën e shkrimit të sotëm me mbishkrimin “Si të zemërojmë popullin e Kosovës”.

Ndryshe, ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet me datë 31 në Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat