Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 00:50
Erling Haaland

Erling Haaland është bërë futbollisti që arrin më së shpejti 20 gola në histori të Champions League.

Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.

Ai i ka shënuar dy gola tjerë në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës ku Borussia Dortmundi barazoi 2-1, por falë rezultat të përgjithshëm 5-4 u kualifikua në çerekfinale.

Me këto dy gola, Haaland arriti në kuotën e 20 finalizimeve në karrierë në Champions, pas vetëm 14 ndeshjeve, për t’u bërë futbollisti që arrin më së shpejti këtë në histori të kësaj gare.

Rekordin e mbante Harry Kane, me 20 gola pas 24 ndeshjeve, derisa tani Del Piero ka zbritur i treti, 20 gola pas 26 ndeshjeve.

Që nga debutimi në Champions në shtator të vitit 2019, Haaland është futbollisti që ka realizuar më së shumti, gjithsej 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat