Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Paratici zbulon të ardhmen e Ronaldos

Futboll

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Paratici zbulon të ardhmen e Ronaldos

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:54
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Paratici zbulon të ardhmen e Ronaldos

Dje, Porto bëri befasinë duke e eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve.

“Bianconerët” pavarësisht që ishin me një lojtar më shumë, nuk ia dolën që të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.

Ka pasur raportime se nëse Juventus nuk e fiton Ligën e Kampionëve, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo do konsiderojë largimin.

Së fundmi, drejtori sportiv Fabio Paratici tha se portugezi ka kontratë deri në vitin 2022 dhe se rinovimi nuk është problem që duhet zgjedhur menjëherë, ngase ka kohë.

“Ka edhe një vit në kontratë që skadon në qershor të 2022. Kontrata e Ronaldos nuk është problem i menjëhershëm në agjendën tonë, ka ende kohë që të flasim për të”, deklaroi ai.

Tani, Juventus tërë vëmendjen do ta rikthejë në Seria A, ku renditën në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë, 10 me pak se Inter, por skuadra e drejtuar nga Pirlo ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat