Allegri refuzoi Realin për një arsye shumë serioze

Futboll

Allegri refuzoi Realin për një arsye shumë serioze

Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:35
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është i papunë që kur u largua nga Juventusi në vitin 2019.

Pas asaj eksperience te “Zonja e Vjetër”, trajneri nuk është kthyer për t’u ulur në një stol, megjithëse shumë skuadra, edhe muajt e fundit, kanë qenë të interesuara për të.

Një nga ato klube është Real Madridi, që e kërkoi atë në disa raste, sikurse zbulohet nga Giovanni Galeone, një ish-trajner, mik personal i Allegrit.

Giovanni Galeone, mentori i Massimiliano Allegrit, zbuloi në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” arsyet pse trajneri italian nuk ka stërvitur për dy vjet:

“Arsyeja është e thjeshtë: për shkak të disa problemeve serioze familjare iu desh t’u thoshte jo klubeve të rëndësishme. Max u tha jo Chelsea-t, Arsenalit dhe Real Madridit. Tani ai dëshiron të kthehet dhe synon një klub të klasit të parë. Ai gjithashtu refuzoi PSG-në.”

Në fakt, arsyeja pse refuzoi Realin është thjesht për çështje karakteriale, pasi Allegri nuk dëshironte të shfaqej si palaço në sy të klubeve të tjera.

“Ai e refuzoi Realin sepse më parë kishte refuzuar klubet e lartpërmendura. Unë i thashë: Por si mund ta refuzosh një klub kaq të rëndësishëm? Përgjigja e Massimilianos më befasoi: Nuk jam kloun. Nëse u them jo klubeve të tjera, nuk mund të pranoj një ofertë tjetër pas vetëm 10 ditësh. Allegri është një njeri i ndershëm, një zotëri dhe një profesionist i shkëlqyer.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat