Prishtina për serinë e fitoreve

Futboll

Prishtina për serinë e fitoreve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:03
Prishtina për serinë e fitoreve

Prishtina dhe Besa sot zhvillojnë duelin e tyre të 65-të pas luftës. Prishtina momentalisht e treta në klasifikim përballet me skuadrën pejane të renditur në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë të tubuara.

"Do të jetë kjo përballja e tretë e edicionit, kurse dy të parat i pati fituar Prishtina, 4:0 dhe 0:2.

Në 64 përballjet e kaluara, Prishtina ka bilanc më pozitiv, me 37 fitore, 9 barazime dhe 18 fitore të Besës me goldallim në të mirë të Prishtinës +47, 109:62. Prishtina po ashtu ka fituar 6 përballjet e fundit.

Skuadra sot ka disa mungesa shkak kartonëve dhe lëndimeve, por nuk pritet t'i bëjnë pengesë skuadrës drejt serisë së fitoreve të cilat tani i ka 5 rresht dhe gjithashtu edhe 14 ndeshje kampionale pa humbje", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Java XXIV

Prishtina – Besa

E mërkurë, 10 mars – ora: 13.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat