Një “bishe 38 vjeçare” të quajtur Pepe ndaj Juventusit

Futboll

Një “bishe 38 vjeçare” të quajtur Pepe ndaj Juventusit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:30
Një “bishe 38 vjeçare” të quajtur Pepe ndaj Juventusit

Mbrëmë mbrojtësi portugez, Pepe, na rikujtoi se pse është vlerësuar si ndër mbrojtësit më të mirë në botë për një dekadë. Pepe si kapiten i Portos arriti së bashku me bashkëlojtarët e tij ta eliminojnë nga Liga e Kampionëve një skuadër si Juventusi, që në skuadër ka emra si Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata, Aroon Ramsey, shkruan Insporti.

Ndër më meritorët për këtë paraqitje të portugezëve, pa dyshim që ishte Pepe përkundër moshës së tij.

Ai mori gjithë vëmendjen kur evitoi rrezikun në minutën e fundit të kohës së shtesë, duke shpëtuar skaudrën e tij nga eliminimi.

Paraqitja e tij prej një heroi është vlerësuar edhe nga legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand.

Po ashtu, paraqitjen e Pepes e lavdëroi edhe ish ylli i Chelsea, Joe Cole.

Cole dhe Ferdinand janë analistë përherëshëm në BT Sport në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Për Pepe, kjo ishte ndeshja e dytë në karrierë që ka zhvilluar kundër Cristiano Ronaldos, pasi gjatë gjithë karrierës së tyre kanë qenë në një skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat