Laporta kërkon ta nisë me bujë

Futboll

Laporta kërkon ta nisë me bujë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:37
Laporta kërkon ta nisë me bujë

Joan Laporta fitoi zgjedhjet dhe tashmë është presidenti i Barcelonës për herë të dytë.

Premtimet e tij ishin të mëdha në lidhje me qëndrimin e Mesit, por edhe me merkaton. Kështu, në Spanjë po përflitet se blaugranët kanë arritur marrëveshjen me David Alaba.

Austriaku ka deklaruar se e ka mbyllur me Bajernin dhe do të largohet në fund të sezonit. Në fakt, për lojtarin në garë është edhe Real Madrid, madje galaktikët ishin klubi më pranë Alabës.

Por, tashmë, Barcelona duket se ka bërë një parakalim teksa agjenti i tij ka qenë në qytetin spanjoll dhe është pranë marrëveshjes me Laportën që do ta niste aventurën si president me një goditje ndaj rivalëve të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat