Latifi: Spanjollët munden me na quajt edhe jashtëtokësor, por një është e sigurt...

Futboll

Latifi: Spanjollët munden me na quajt edhe jashtëtokësor, por një është e sigurt...

Nga: K.G. Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:26
Driton Latifi

Analisti i futbollit Driton Latifi, tha se dihet protokolli i UEFA-së dhe ai do të zbatohet në ndeshjen Spanjë - Kosovë, që do të luhet me 31 mars në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2022.  

“Vërtetë dimë me u befasuar e me u çudit, por më së shumti nga vetvetja. 

Për rastin e djeshëm spanjoll, ata nëse dojnë munden me na quajt edhe jashtëtokësor, marsian etj. etj, por një është e sigurt çdo ndeshje futbolli ka një protokoll te vetin. 

Kur luajnë kombëtaret po e ripërsëris kombëtaret ka rregulla të caktuara: emblema, emri shtetit, flamuri, himni e për ata që nuk e dijnë edhe numri i pasaportës së shtetit të secilit lojtar shkruhet ne protokoll...

Kohë më pare ka qenë vendim i Komitetit ekzekutiv i UEFA-se së të gjitha kombëtaret (veç dy që dihen) duhet të luajnë me Kosovën, pra deshtën apo nuk deshtën ka një protokoll teknik të çdo ndeshje ndërkombëtare që duhet ndjekur me doracak.

Kemi luajtur me Greqinë si fqinj/miq pa asnjë fjalë dhe tash Spanja na përgatit një ‘paralojë’ që vërtetë duket qesharake, për konsum të brendshëm politik, pozicionim forcash diplomatike e sidomos me ‘mizën’ pas veshit me rastin Katalonia... 

Protokolli i ndeshjes nuk varet nga vendimet, rekomandimet, propozimet apo çkado tjetër e shteteve, ministrive të jashtme por nga një protokoll i lojës universal në çdo kohë...

Në çdo version tjetër, kjo hedhje e këtyre informatave është matje e pulsit dhe Federata e Futbollit e Kosovës nuk guxon në asnjë formë të heq dorë nga identiteti jonë shtetëror, ndryshe më mirë të mos nisen apo edhe të mos kthehen fare. 
Besoj se përgjegjësia shtetërore e kombëtare nuk ka lëvizur tek njerëzit e FFK-se...”, ka shkruar Latifi në profilin e tij  në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat