Optimist për Interin

Futboll

Optimist për Interin

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:26
Morati

Pas suksesit ndaj Atalantës, ish-presidenti historik zikaltër, Masimo Morati, është prononcuar për “Radio24” lidhur me momentin e skuadrës së Antonio Kontes, duke e rinisur nga batuta e trajnerit në mbrëmjen e ndeshjes.

“Konte në xhep ka më shumë se 40 euro…, – ka shpjeguar Morati. – Fitorja në derbi ka qenë vendimtare, edhe pse Milani po zhvillon një kampionat të mirë, megjithatë pikët e distancës vendosin Interin në një pozicion të favorshëm. Zikaltrit kanë karakterin dhe inteligjencën për të fituar titullin, me besëtytninë e duhur”.

E pashmangshme pyetja lidhur me Antonio Konten. “Nëse mund të marrë bekimin e interizmit? Mbeti i izoluar kundrejt klubit që ka disa probleme dhe po bën gjëra të mrekullueshme. Ka një rol që shkon përtej atij të trajnerit, me gjithë meritat. Nuk shikohet e kaluara, por e tashmja”. Ndërsa udhëheqësi në fushë është Lukaku.

“Me sinqeritet nuk e mendoja që ishte kaq i fortë, – ka pranuar Morati, – por është një djalosh inteligjent. Është përmirësuar shumë, mbetet një pikë referimi dhe tani është shndërruar në një lojtar të jashtëzakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat