Ndezi polemika me largimin te Greqia, Andrea Ndoj vjen te Shqipëria

Futboll

Ndezi polemika me largimin te Greqia, Andrea Ndoj vjen te Shqipëria

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:27
Ndezi polemika me largimin te Greqia, Andrea Ndoj vjen te Shqipëria

Ndezi polemika me largimin te Greqia, Andrea Ndoj vjen te Shqipëria!

Andrea Ndoj do të krijonte një jehonë të madhe disa kohë më parë për zgjedhjen e bërë. Futbollisti i talentuar i Olimpiakosit shihet me një të ardhme të madhe dhe ka firmosur kontratë profesionale me gjigandët grek.

Pasi ishte pjesë e Shqipërisë U-17, Ndoji do të pranonte ftesën e Greqisë U-17 atje ku mori edhe shiritin e kapitenit.

“Gol nga Tribuna” ka hedhur së fundmi ekskluziven se familja e Ndojit ka biseduar me trajnerin e Shqipërisë U-19. Armando Cungut i është thënë se Andrea do të jetë i gatshëm për t’iu bashkuar kuqezinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat