'Tifozat Kuq e Zi' kërkesë zyrtare në drejtim të qeverisë

Futboll

'Tifozat Kuq e Zi' kërkesë zyrtare në drejtim të qeverisë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:11
'Tifozat Kuq e Zi' kërkesë zyrtare në drejtim të qeverisë

Në kohën e vështirë të pandemisë globale të koronavirusit, pothuajse çdo shtet ka ndaluar rreptësisht hyrjen dhe tejmbushjen e impianteve me tifozët e tyre, protokolli i UEFA-s lejon deri në maksimumi 30% të prezencës së tifozëve në stadium.

Për këtë ka reaguar dhe tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, teksa me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” i kanë kërkuar Qeverisë të Shqipërisë lejimin e tifozëve në ngjarjen sportive.

Tifozat Kuq e Zi, postimi:

“Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kërkojnë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve në ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të zeza me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% (UEFA) të kapacitetit të stadiumit.

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore,  që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat