Gazetarët nuk kanë pyetje për trajnerin e Portos

Futboll

Gazetarët nuk kanë pyetje për trajnerin e Portos

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:15
Gazetarët nuk kanë pyetje për trajnerin e Portos

Një konferencë shtypi pas një ndeshjeje si ajo e mbrëmshmja mes Juventusit dhe Portos, mund të zgjasë 30 deri në 60 minuta, aq më tepër pasi ke eliminuar bardhezinjtë nga Liga e Kampionëve, por nuk ndodhi kështu me Sergio Conceicaon.

Tekniku portugez u paraqit si zakonisht në sallën e konferencave, për të bashkëbiseduar me gazetarët e pranishëm online nëpërmjet platformës “Zoom”, por duket se askush nuk kishte pyetje për trajnerin e Portos.

Shefi i Komunikimit për Shtyp i klubit portugez pa që asnjë nga gazetarët në “Zoom” nuk kishin prenotuar radhën për të pyetur trajnerin Conceicao dhe konferenca u mbyll pas vetëm 50 sekondash.

Nuk dihet ende nëse gazetarët e pranishëm në lidhjen “Zoom” nuk kishin pyetje për trajnerin, apo platforma pati probleme, megjithatë trajneri Sergio Conceicao e shfrytëzoi këtë për t’iu bashkuar menjëherë festës së skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Porto humbi me shifrat 3-2 në Torino ndaj Juventusit, por ia doli të kalojë në çerekfinale falë një goli më shumë të shënuar në fushën kundërshtare, duke qenë se në Portugali kishte fituar me shifrat 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat