​Pirlo: Fola me Agnellin rreth të ardhmes sime

Futboll

​Pirlo: Fola me Agnellin rreth të ardhmes sime

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:09
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo zbulon se ai bisedoi me Andrea Agnellin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të Juventusit, por këmbëngul se ai nuk ka frikë se do të shkarkohet.

Juventusi u eleminua në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve përballë Portos, pavarësisht një fitoreje me rezultat 3-2 në “Allianz Stadium”.

Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri u shkarkuan nga “Zonja e Vjetër” në vitin 2019 dhe 2020 pasi u përballën me eliminimin nga kjo garë, por Pirlo nuk ka frikë se do të përfundojë si paraardhësit e tij.

"Nuk e di pse u shkarkua Sarri. Unë jam trajneri i Juventusit, u solla për një qasje më të gjerë, një projekt që gjithmonë duhej të zhvillohej për disa vjet, kështu që nuk jam i shqetësuar, ”tha ai në intervistën e tij pas ndeshjes në “Sky Sport Italia”.

"Unë fola me Agnellin në fund të lojës," shtoi ai. “Ne folëm për të ardhmen, ai më tha se projekti sapo ka filluar. Të gjithë jemi të zhgënjyer. Ne donim të kualifikoheshim por nuk mendoj se ky është fundi i një cikli, cikli sapo ka filluar dhe kushdo që do të jetë pjesë e tij në të ardhmen do të jetë krenar. ", tha në fund Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat