​Federata e Spanjës telefonon kryetarin Ademi: Ndeshja zhvillohet sipas rregulloreve të FIFA-së dhe UEFA-së

Futboll

​Federata e Spanjës telefonon kryetarin Ademi: Ndeshja zhvillohet sipas rregulloreve të FIFA-së dhe UEFA-së

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat