Sulmuesi i Suedisë i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit

Futboll

Sulmuesi i Suedisë i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:04
Sulmuesi i Suedisë i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit

Tashmë është zyrtare, Astrit Selmani do të jetë një nga prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës në muajin mars.

Mediat vendore bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes e ka ftuar sulmuesin e Hammarby për miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës, transmeton Insporti. Challandes planifikon që t’i jap hapësirë 23 vjeçarit kundër Lituanisë.

Selmani, shpërtheu edicionin e kaluar te Varberg duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje.

Në janar ai u transferua te Hammarby, që ka bashkëpronar futbollistin e njohur Zlatan Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat