Gjermania, dy emra në garë për të marrë vendin e Low

Futboll

Gjermania, dy emra në garë për të marrë vendin e Low

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:57
Gjermania, dy emra në garë për të marrë vendin e Low

Kanë dalë emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, pas vendimit të Joachim Low për t’u larguar pas Europianit.

Sipas Bild, një nga kandiatët është Hansi Flick.

Trajneri aktual i Bayern Munich ka qenë për vite me radhë ndihmësi i trajnerit të Gjermanisë, duke fituar Kupën e Botës në 2014-ën.

Kontrata e tij me klubin bavarez skadon në vitin 2023.

Emri tjetër është ai i Ralf Rangnick, trajner që ishte shumë afër Milan-it verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat