​Hakimi mund ta zëvendësojë Bellerinin tek Arsenali

Futboll

​Hakimi mund ta zëvendësojë Bellerinin tek Arsenali

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:16
Achraf Hakimi

“Topçinjtë” po eksplorojnë opsione për ta zëvendësuar mbrojtësi spanjoll.

Klubi londinez Arsenal dëshiron që ta transferojë mbrojtësin e krahut të Inter-it Achraf Hakimi, si zëvendësim të Hector Bellerin, ku ky i fundit mund të largohet nga Londra gjatë verës, raporton “Telegraph”.

22 vjeçari Hakimi, i cili është tre vjet më i ri se Bellerin, është duke kaluar nëpër momente fantastike me skuadrën e Inter-it këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar në katër prej tyre, për skuadrën nga Serie A.

Aftësitë e tij sulmuese do t’i jepnin “Topçinjëve” shumë opsione se si ta përdorin Hakimin në formacion, por nëse Bellerin largohet, dhe Arsenal transferon marokenin, me shumë mundësi ai do ta fillonte sezonin e ri në repartin e mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat