Rashica titullar, Werder fiton

Futboll

Rashica titullar, Werder fiton

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:27
Rashica titullar, Werder fiton

Tjetër fitore për Werder Bremen në Bundesliga me bardhejeshilët që tashmë kanë hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës dhe synojnë zonën Europa League pasi janë vetëm 5 pikë larg vendit të 7-të që mbahet nga Union Berlin.

Werder triumfoi pastër në transfertën ndaj Arminia Bielefeld ndeshje e prapambetur e javës së 20-të.

Golat e Sargent dhe Mohwald në pjesën e dytë i dhanë tre pikët skuadrës së drejtuar nga trajneri Kohfeld me Werderin që u ngjit në kuotën e 30 pikëve.

Paraqitje positive edhe ajo e Milot Rashicës që ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga Selke. Për Arminian vazhdon kriza e rezultateve me Bielefeld-in që pozicionohet në vendin e 16-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat