FSHF kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, për të patur tifozë ndaj Anglisë!

Futboll

FSHF kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, për të patur tifozë ndaj Anglisë!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:11
FSHF kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, për të patur tifozë ndaj Anglisë!

Federata Shqiptare e Futbollit bën një kërkesë zyrtare për të patur një numër të limituar tifozësh në ndeshjen ndaj Anglisë më 28 mars e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022 të cilat kuqezinjtë do t’i nisin më 25 mars ndaj Andorrës.

Për ndeshjen ndaj “Tre Luanëve” në Air Albania tifozët kuqezi kërkojnë të jenë në stadium.Një gjë të tillë pretendon edhe FSHF, që i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Federata kërkon të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të tifozëve në masën 30%, që përkthehet 6500 tifozë në duelin me Anglinë.

FSHF dhe tifozët e Shqipërisë shpresojnë që përgjigja të jetë pozitive dhe një pjesë e këtyre të fundit të kthehet në stadium për të mbështetur djemtë kuqezi në ndeshjen e rëndësishme kundër “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat