​Nuk e konsideron Messin të rëndësishëm, veprimi i Mbappes pas ndeshjes i ka befasuar të gjithë

Futboll

​Nuk e konsideron Messin të rëndësishëm, veprimi i Mbappes pas ndeshjes i ka befasuar të gjithë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:31
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ishte njeriu kryesor që solli eliminimin e Barcelonës na Liga e Kampionëve në këtë edicion. Katër golat e tij të realizuara në dy ndeshjet ndërmjet këtyre klubeve ishin vendimtare për eliminimin e skuadrës së Ronald Koeman.

Por, sulmuesi francez në fund të ndeshjes të së mërkurës vendosi të mos kërkojë Lionel Messi për të ndërruar fanellat.

Por Mbappe i befasoi të gjitha kur u pa duke mos u ofruar tek Leo Messi për fanellën e tij dhe në vend të kësaj kërkoi të riun e Barcelonës Pedri.

Pedri luajti 78 minuta për Barcelona të mërkurën mbrëma para se të zëvendësohej nga Miralem Pjanic.

Ai u kthye në fushë pas ndeshjes dhe u ftua nga Mbappe, i cili tashmë kishte hequr fanellën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat