Rekordi negativ i Messit dhe Ronaldos

Futboll

Rekordi negativ i Messit dhe Ronaldos

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:48
Rekordi negativ i Messit dhe Ronaldos

Rekordi negativ i Messit dhe Ronaldos!

Pas Cristiano Ronaldo-s ka ardhur radha e Leo Messit.

Dyshja që dominon botën e futbollit prej më shumë se një dekade është eliminuar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Portugezi dhe Juventus-i i tij kanë rënë në shtëpi kundër Porto-s, ndërsa argjentinasi dhe Barça janë nxjerrë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube nga PSG.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2004-05 që asnjëra prej skuadrave të Messi-t dhe Ronaldo-s nuk do të luajë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. A është ky fundi i një epoke?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat