“Cadena SER” zbulon të ardhmen e Messit

Futboll

“Cadena SER” zbulon të ardhmen e Messit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:54
“Cadena SER” zbulon të ardhmen e Messit

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, raportohet se brenda pak viteve do të jetë pjesë e MLS-së.

“Cadena SER” raporton se babi i Messit, Jorge, kishte lënë një takim me zyrtarët e Paris Saint-Germainit për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm.

Megjithatë, takimi thuhet se është anuluar pasi Joan Laporte fitoi postin e Presidentit te FC Barcelona dhe se argjentinasi tani është i gatshëm për të dëgjuar propozimin e tij.

Sipas mediumit katalunas, pavarësisht vendimit që 33 vjeçari merr tani, ai brenda dy viteve do të transferohet te Inter Miami, klub i cili është në pronësi të David Beckhamit.

Gazetari nga “Cadena SER”, Jose Antonio Ponseti, ka thënë se gjasat që gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” të mbetet te Barcelona edhe për sezonin e ardhshëm janë 50%.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Lionel Messit me Barcelonën skadon më 30 qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat