Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 18-të në Ligën e Parë.
Në fakt, sot do të zhvillohen tri ndeshjet që nuk u zhvilluan dje shkaku i reshjeve të bores.
Në Grupin A do të zhvillohen dy ndeshje tejet intersante. Në “Përparim Thaçi”, Liria luan derbin ndaj Malishevës, teksa Dukagjini luan në udhëtim te Vushtrria.
Kurse, në Grupin B zhvillohet ndeshja mes Ferizajt dhe Vitisë.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.