Nis revolucioni te Juventusi

Futboll

Nis revolucioni te Juventusi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:14
Dybala

Vera e këtij viti do të jetë padyshim e nxehtë për skuadrën e Juventusit e cila duhet të ndërtojë tashmë një cikël të ri nën drejtimin e Andrea Pirlos, gjithmonë nëse ai do të jetë trajneri i bardhezinjve edhe në edicionin e ardhshëm.

Mediat italiane flasin për një revolucion dhe janë të bindura se do të ketë ndryshime drastike për të ndërtuar gjithçka nga e para në një skuadër e cila përveç Champions ku nuk bën dot diferencën, tashmë ka humbur edhe dominimin e saj në kampionat.

Sipas “Il Giornale”, tashmë është bërë gati lista e ndryshimeve dhe ajo fillon me senatorët.

Emra si Bufon e Kielini mund të largohen, ose t’u jepet një rol dytësor në klub, duke besuar më shumë te të rinjtë dhe lojtarët me të cilët pritet të përforcohet prapavija e ekipit në muajt në vijim.

Më pas, edhe mesfusha do të pësojë ndryshime të mëdha me Ramsej, Bernardeski, Rabio e Bentankur që do të rishikojnë pozitat e tyre, por parashikohet që të largohen të paktën 2.

Njëkohësisht, edhe Paulo Dibala nuk shihet më si pjesë e projektit, pasi aktualisht edhe dëshira e lojtarit duket se nuk është të qëndrojë te bardhezinjtë ku vihet shumë shpesh në diskutim. Bisedimet për rinovimin janë ndërprerë dhe tani kërkohet një blerës për futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat