Barcelona, nis operacionin e ndryshimit total

Futboll

Barcelona, nis operacionin e ndryshimit total

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:19
Barcelona, nis operacionin e ndryshimit total

Joan Laporta ka vendosur që ringjalljen e klubit ta nisë me një merkato me lojtarë që do të bëjnë përsëri diferencë dhe paralelisht do të rinojnë skuadrën.

I pari në listën e dëshirave të tij dhe objektivi kryesor është Erling Haland pasi mungesa e një qendërsulmuesi të mirëfilltë te Barcelona është e dukshme dhe me apo pa Mesin, duhet një person tjetër në skuadër që të garantojë një numër të konsiderueshëm golash.

Laporta ka njohje me Mino Raiolën, menaxherin e sulmuesit norvegjez dhe pritet që në ditët e ardhshme të ulet në tavolinën e bisedimeve për të siguruar një marrëveshje të mundshme për transferimin e futbollistit.

Lojtari ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh në verën e vitit 2022, por Barcelona nuk ka kohë për të pritur, ndaj bisedimet do të nisin që në javët e ardhshme për të siguruar mundësinë e kalimit të tij që këtë verë. Ndërkohë, është siguruar firma e Erik Garsia me parametër zero nga Mançester Siti, ndërsa po synohen edhe David Alaba e Serhio Aguero.

Për të gjithë këta lojtarë duhet një sforco e rëndësishme ekonomike dhe Laporta ka nisur menjëherë punën për të siguruar grante nga banka, apo për të nxjerr përsëri në shitje të famshmet “bono Barcelona” me vlerë aksionesh të klubit që të sigurojë një shumë të konsiderueshme për të investuar në merkato, në një periudhë kur borxhet e katalanasve kanë kaluar 1 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat